Edhe këtë të martë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vazhduar me prishjet e ndërtimeve pa leje në bregdet.
Në zonën e Ksamilit janë parashikuar të shemben afro 11 objekte.
Deri më tani nuk raportohet për probleme me banorët e zonës, pavarësisht se një pjesë të tyre e kanë cilësuar si të padrejtë aksionin e IKMT.
Ndërkohë në Velipojë operacioni po vazhdon me ritme më të ngadalta.
Në total në këto dy zona janë planifikuar të shemben rreth 45 objekte pa leje.
Loading...