Vrasja tragjike në Librazhd, djali i çiftit sheh skenën makabër dhe e nisin drejt ambulancës

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme Librazhdin, ku Qemal Bici vrau më sëpatë gruan e tij Mendurie Bici dhe më pas vrau edhe veten duke u varur në një pemë pranë shtëpisë.
Ka qenë djali 20 vjeç, i cili ka zbuluar ngjarjen makabër, duke gjetur nënën e vrarë në shtëpi dhe të atin e varur në pemë.
Në videon e siguruar nga Klan Tv, shihet momenti rrëqethës, ku djali në gjendje të rënduar psikologjike mbahet për krahu nga të afërmit dhe dërgohet drejt ambulancës.

Loading...