Orban i ‘thur lavde’ Ramës: Mik i madh, ka fituar tri palë zgjedhje, e jashtëzakonshme!

Në përfundim të takimit që patën “kokë më kokë”, kryeministri Edi Rama dhe homolohgu hungarez, Viktor Orban folën për mediat.

Orban e quajti Edi Ramën një mik të madh të Hungarisë, ndërsa nuk la pa veçuar faktin se ka fituar tri palë zgjedhje rresht. Kjo, sipas shefit të qeverisë hungareze, është diçka e jashtëzakonshme.

“Dua t’ju prezantoj Kryeministrin e Shqipërisë, i cili është një mik i madh i Hungarisë prej shumë kohësh tashmë, kemi nisur bashkëpunimin që prej shumë viteve më parë. Vizita e tij është një vlerësim i madh për Hungarinë, duke qenë se është kryeministër që ka fituar tre herë, njëra pas tjetrës, zgjedhjet.
Kjo është diçka e jashtëzakonshme në politikën europiane, sidomos nëse lufta politike është e fortë dhe në demokraci të gjalla si ajo e Shqipërisë dhe e Hungarisë, lufta politike është shumë e fortë, me debate dhe e gjallë. Kështu që dua të të përgëzoj zoti Kryeministër, për suksesin dhe fitoren tuaj.”-u shpreh ai.

Edhe një herë tjetër ai përsëriti se negociatat për Shqipërinë duhet të hapen, pa kushte të tjera

Loading...