Në ndjekje nga policia, 36-vjeçari hedh foshnjën 2 muajshe nga dritarja e makinës për të shpëtuar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Florida të SHBA-ve.

Një burrë, i cili ishte duke u ndjekur nga policia, ka hedhur nga dritarja e makinës foshnjën e tij 2 muajshe, me qëllim që të shpërqendronte uniformat blu e t’i shpëtonte atyre.

Polici që arriti të shpëtonte foshnjën ka thënë se gjatë punës së tij ka parë qindra kriminelë, por askush sipas tij, nuk ka bërë diçka kaq të rëndë sa 36-vjeçari që ishte duke u ndjekur.
Policia njofton se i ishte vënë në ndjekje burrit, pasi kishte vjedhur një makinë dhe ishte duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Sapo kanë konstatuar këto lëvizje, policia është mundur të ndalojë makinën për të ushtruar kontroll, por 36-vjeçari nuk iu bind këtij urdhri, përkundrazi, rrit shpejtësinë e mjetit dhe tenton të largohej.

Këtu më pas ka nisur e gjitha, me policinë që iu vu në ndjekje dhe burrin që përpiqej t’i shmangej.
“Unë isha duke e ndjekur, ai tentonte të largohej. Në një moment më hedh mua foshnjën sikur të ishte kukull dhe u largua”, ka thënë polici.

Sakaq, njoftohet se burri është arrestuar nga policia, ndërsa foshnja ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe raportohet se nuk ka pësuar asnjë lëndim nga incidenti.

Loading...