Pas lidhjeve të bujshme me Bora Zemanin dhe Aleksia Peleshin, vëllezërit Veshaj i futen muzikës

Vëllezërit vlonjatë Veshaj janë tashmë kryefjala e mediave rozë. Ata komentohen shumë për çdo dalje publike, por edhe për jetën private.

Së fundmi, Romeo po përflitet për lidhjen e dashurisë me vajzën e Niko Peleshit, me të cilën thuhet se edhe ka nisur bashkëjetesën.
Ndërsa Donaldi është ‘single’ pasi i ka dhënë fund marrëdhënies me moderatoren e njohur Bora Zemani.
Mirëpo, vëllezërit i kanë surprizuar të gjithë pasi mesa duket kanë vendosur t’i futen muzikës.

Ata kanë publikuar promon e videoklipit të tyre të parë që është realizuar padyshim në Vlorë.

“Shume shpejt, me shume dashuri!❤️ ????”, ka shkruar Donaldi.

“Qëndroni gati për diçka të mrekullueshme”, ka shkruar Romeo.

Loading...