Policia e Shtetit shtyn afatin për regjistrimin e a rmëve të g jahut dhe atyre sportive që prej vitit 1993. Fillimisht, ishte caktuar që çdo qytetar duhet ta regjistronte a rmën brenda datës 31 Maj.
Por për shkak të angazhimit që policia pati gjatë procesit zgjedhor dhe tashmë në fushatën e kontrollit dhe asgjësimit të k an abisit, është caktuar që afati të zgjatet deri në fund të këtij viti.
Çdo person që posedon një a rmë g jahu apo sportive me leje duhet ta deklarojë e ta regjistrojë atë në sistemin elektronik SIMA. Kjo gjë është bërë për shkak të ndryshimit të vendbanimit të disa personave në vitet e fundit, si dhe për ata që jetojnë jashtë territorit shqiptar.
Regjistrim duhet të bëjnë edhe familjarët e personave që kanë humbur jetën dhe kanë pasur a rmë g jahu në emrin e tyre. Ata duhet të rinovojnë të dhënat pasi në rast se nuk e kryejnë brenda afatit, do t’u nisë procedura e sekuestrimit.
Detyrë specifike për këtë fushatë i është lënë specialistëve dhe policëve të zonave. Fillimisht ata duhet të njoftojnë qytetarët lidhur me procedurat që duhet të ndjekin për t’i regjistruar këto armë. E në rast se efektivët nuk nisin urgjentisht punën, ligji parashikon se do të ndëshkohen me masë disiplinore.
Po ashtu, punonjësit e policisë kanë për detyrë të evidentojnë personat që janë pajisur me a rmë g juetie dhe nuk gjenden në Shqipëri për arsye emigrimi, e që u kanë humbur dokumentet, kanë mangësi në regjistrim apo probleme të adresave.
Nga momenti i kontaktit me punonjësin e policisë qytetarët kanë afat një javë për të kryer të gjitha procedurat, dhe në rast se nuk bëjnë regjistrimet atëherë do të nisë procedura për bllokimin e a rmës.