Ajo tha mes tjerash se opozita ka mbështetur dhe ka dhënë suport teknik në protestën e studentëve, të cilët vijojnë të kërkojnë plotësimin e 8 pikave nga shefi i qeverisë.
Kryemadhi foli edhe për kthimin në Parlament, ndërsa këtë e lidhi me faktin se opozita edhe pse ka patur marrëdhënie të kushtëzuar me legjislativin, kësaj here do të jetë pjesë e tij. Sipas saj, vetingu është kryefjala që ka rikthyer opozitën në Kuvend.
“Më kërkuan të shkoj në sheh, por nuk shkova. Ne nuk donin ta politizonim, sepse do të thonin se partitë politikë e përdorën kauzën dhe e përdoren politikisht. Sepse është krijuar perceptimi në publik. Deri diku kanë të drejtë. Ajo që ne kemi menduar, sigurisht se suporti ynë ka qenë teknik.
Ne e kemi përkrahur, PD e ka përkrahur, edhe PDIU, mjekë dhe policë. Pjesa më e madhe e studentëve të rretheve kanë qëndruar në shtëpinë e tyre, por edhe kushtet atmosforike kanë ndikuar tek protesta. Rama t’i plotësojë kërkesat e studentëve. Po të kishte qenë Edi Rama në opozitë do t’i kishte vrarë katër vetë në shesh. E para njëherë të qenurit pjesë e protestës së studentit, unë për veten time kam parë shumë të rinj dhe ekselentë dhe oratorë shumë të mirë.
Sa i takon vajtjes në Parlament, ne të gjithë jemi peng i propagandës së Edi Ramës. Opozita ka patur marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Pse shkojmë, që në momentin e propozimit të vettingut në politikë ne kemi deklaruar se kur të paraqitet do të shkojmë në Kuvend.”, tha ajo.
(n.m/BalkanWeb)