PD humbi sërish, ndërsa në shtator do të nisë aksionin e radhës opozitar kundër Edi Ramës, por nga duhet ta fillojë e djathta shqiptare? Grida Duma vendos dy piketa; reforma territoriale dhe ribërja e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019, teksa pritet përgjigja e Gjykatës Kushtetuese, që do të vendosë vulën për procesin, që ishte pa pjesëmarrjen e opozitës.
“PD nuk do të lerë asnjë dimension pa e shfrytëzuar si opozitarizëm. Ne duhet të nisim nga reforma territoriale, duhet ta rinisim nga ribërja e zgjedhjeve lokale.
Përpjekja e PS është të shkarkojë Voltana Ademin, kryetaren e shoqatës së bashkive, në këtë kuptim duhet të nisim nga këtu, pastaj se cfarë do të bëhet me Kodin Zgjedhor nuk mjafton një intervistë për të shkuar që nga fletët e votimit me numra, që janë ngatërruar, e plot teknicitete të tjera.
Por ky nuk është problemi. Ne duhet të shkojmë te gjërat e mëdha, reforma territoriale, ndarja e shtetit nga partia, jo vetëm njerëzit, por edhe fondet…për këtë duhet të ketë ndëshkim, është fakt që janë dhënë fonde të tërmetit, ose ka qenë një proces.
Diçka do të thotë pala tjetër, dhe po thotë hipokrizinë e radhës. Përsa kohë që fondet janë lëvruar në atë kohë dhe rikategorizuar në atë kohë dhe janë miratuar listat e fryra, këta janë fakte dhe të marrë ndokush përgjegjësinë” tha ajo.
Por ai trembet faktit që Gjykata Kushtetuese mund të shuajë shpresat e PD-së për ripërsëritjen e zgjedhjeve? “Nuk e paragjykoj” tha ajo.
E pyetur se çfarë duhet të ndryshojë PD në organizim, Duma tha se “Do të lexojë kuti pas kutie performancën, mundësitë për performancë të se cilit dhe aftësinë e së cilit që të ketë punuar së pari për partinë Demokratike dhe pastaj për veten dhe pasi të ketë bërë një analizë të atyre që kanë kontribuar më shumë, gërshetimi duhet ta çojë në formësimin e një qartësie që duhet të ecë përpara” tha ajo.