‘Kukulla barbi’ e Ukrahinës vdes në moshën 32-vjeçare, çfarë ndodhi me të

Ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze 32-vjecarja Olga Arkhangelskaya, e cilësuar si barbi e Ukrahinës. Prej kohësh ajo njihet për ëndrrën që ka për t’u dukur si një “kukull Barbie njerëzore”.
Arkhangelskaya vdiq në shtëpinë e saj në Odesa, më 16 maj, ndërsa ishte vënë re se që prej kohësh ishte shkëputur nga rrjetet sociale.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur shoqja e saj e ngushtë, e cila bashkë me viktimën kishin ëndërr që të dukeshin si kukulla barbi.

“Ajo ishte shumë e trishtuar, por në të njëjtën kohë zbavitëse, me një sens të shkëlqyer humori e sarkazme. Ishte shumë e fortë por njëkohësisht e dobët dhe e ndjeshme”, shkruan Valeria.

Loading...