Parlamenti diskuton shkarkimin, Meta ia merr valles me dibranët në Presidencë

Në ditën kur Kuvendi është mbledhur të diskutoje për shkarkimin e tij nga posti më i rëndësishëm shteteror, Presidenti Ilir Meta “injoron” këtë zhvillim të rëndësishëm.

Në kohën kur seanca plenare nisi me një raportim të detajuar të Kreut të Komisionit “Meta”, Alket Hyseni, ka qenë Presidenca ka njoftuar një aktivitet të titular “Artistet në Presidencë”.

Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.
Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.

Pas njoftimit për aktivitetinj në ora 11.00 ansambli nga dibra ka zhvilluar disa numra artistikë në Presidencë duke ofruar pamje me këngë e valle në kohën kur në Parlament zhvuillohej seanca për votimin e shkarkimit të Metës.

Nje nga artistet qe mori pjese ne akitivitetin e kreut te shtetit, Bujar Kapexhiu, ironizoi edhe me tej duke thene:

Ne nje salle te mbyllur thurren intriga, ndersa ne kete ambient te hapur, ne kete dite kaq te bukur kendohet dhe hidhen valle. Kur flasim per ata nuk mund te mos qeshim dhe urojme qe ky aktivitet kulturor t’ju sherbeje edhe atyre qe te reflektojne dhe t’i bashkohen festes sone.

Edhe në rast se Kuvendi do të miratojë me të paktën 94 vota raportin për shkarkimin e Metës, vendimin përfundimtar për këtë gjë do ta marrë Gjykata Kushtetuese.

Loading...