E rrallë! Ndërtohet skulptura gjigande e liderëve të G7 me mbetje elektronike

Një skulpturë gjigande e liderëve të G7 është ndëtuar me mbetje elektronike. Mësohet se kjo skulpturë është ndërtuar në Cornëall, në prag të samitit të liderëve të G7. Skultpura është quajtur “Mount Recyclemore”, për të nxjerrë në pah dëmin e shkaktuar nga asgjësimi i pajisjeve elektronike.
Artisti, Joe Rush tha se shpresonte që kjo do të tregonte se ato duheshin bërë më lehtë të ripërdorshme ose të riciklueshme. “Duhet të riparohet ose të bëhet që të zgjasë më shumë sepse gjërat po shkojnë në landfild”.

OKB në raportimin e fundit ka treguar se më shumë se 53 milionë ton mbeturina elektronike u gjeneruan në të gjithë botën në 2019, mbi 9 milionë ton më shumë se pesë vjet më parë.

Loading...