Tragjike! Babai e harron për orë të tëra në makinë, vdes 5-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci, ku një 5-vjeçari ka ndërruar jetë pas një pakujdesie të babait të tij. Mësohet se babai i viktimës harroi ta dërgonte në shkollë, shkoi në punën e tij dhe djalin e la në makinë për orë të tëra.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë dhe babai i 5-vjeçarit ndodhet në burg. Mësohet se 34-vjeçari u kujtua se ka lënë djalin në makinë, vetëm kur nëna e tij shkon në shkollë ta marrë por nuk e gjen aty.

Loading...