Sot ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare gazetari i njohur nga Shkupi, Reshat Kamberi pas një sëmundjeje të rëndë.
Reshat kamberi ishte gazetar i njohur i Radiotelevizionit të Maqedonisë dhe autor i njohur i shumë emisioneve dokumentare.
Ai shquhej edhe si një aktivist i dalluar i shoqërisë civile dhe një personalitet i vlerësuar.
Kamberi u lind në vitin 1962 në Koliçan të Epërm të Shkupit, ndërsa jetoi dhe punoi gjatë tërë jetës së tij në Shkup.
Loading...