Shkatërrohet banda e drogës në Itali, në pranga edhe shqiptarë

Policia italiane shkatërroi një grup droge, që tregtonte heroinë në Rogoredo.

Sipas mediave fqinje, të arrestuar gjatë operacionit janë dhjetë persona, mes të cilëve tre janë shqiptarë.
Të prangosurit e tjerë janë italianë, marokenë e rumunë. Oborri hekurudhor Rogoredo ka qenë prej kohësh një destinacion për të varurit nga droga.

Banda e ruante drogën në banesa e ferma të ngritura në pyll.

Loading...