Deputeti Kujtim Gjuzi eshte perfshire ne nje debat me Kastriot Myftarajt lidhur me mos shkuarit në SHBA dhe shkarkimin e presidenti Meta.
Gjate nje debati ne PolitikOn, Myftaraj e akuzoi Gjuzin qe ka marre 500 mije euro per te votuar pro shkarkimit te Metes. Gjuzi nuk e mohoi akuzen, por thjesht tha qe mire ja bene Metes qe e shkarkuan.
Pjese nga debati:
Myftaraj: Edhe ti Kujtim nuk shkon në SHBA, matanë Atlantikut. Ka frikë ta verifikojë nëse është non grata.
Gjuzi: Me ngadalë. Unë jam ambasador i paqes në SHBA. Unë jam anëtar i konferencës së Vjenës. Unë nuk jam spiun sigurimi. Më kanë akuzuar edhe se nuk kam shkollë të mesme, por ja ku i kam diplomat.
Myftaraj: Sa para keni marrë për votën kundër Ilir Metës, se akuzohet se keni marrë 500 mijë euro. Do tua jepte Arben Ahmetaj. Keni marrë paratë e shtëpive të tërmetit, 10 shtëpi keni futur në xhep.
Gjuzi: Mirë ia bëmë! Ia fala 90 minuta Metës.