Prezantuesja italiane e ‘Domenica In’ pëson paralizë në fytyrë nga implanti i dështuar dentar

Fati i programit të njohur televiziv italian “Domenica In” është tashmë i pasigurtë teksa prezantuesja e tij Mara Venier po përpiqet të rekuperohet nga një paralizë e fytyrës që pësoi gjatë një procedure dentare.

Gjatë punës për vendosjen e implantit dentar, prezantuesja kishte pësuar një dëmtim nervor që i shkaktoi paralizën e pjesshme dhe në katër ditët e fundit ka kryer dy operacione të tjera për rekuperimin e dëmit.

Në një përditësim të prezantueses veterane në rrjetin Instagram, shkruhej: “Miq të dashur, dua të ndaj me ju makthin që po jetoj. Të hënën e kaluar shkova në një dentist këtu në Romë për një implant dentar të pritir prej muajsh. Erdha në klinikë në orën 9.30 të mëngjesit, dhe kam dalë prej andej në ora 17.30”.
“Nga ai moment humba krejtësisht ndjesitë në fytyrën time, në gojë, fyt dhe në buzë, duke pësuar një paralizë. Nuk po e përmend pjesën tjetër sepse kjo do të diskutohet tjetërkund. Të enjten e kaluar isha te kirurgu maksilofacial Valentini të cilin e falenderoj pa masë, i cili pasi verifikoi situatën më operoi për të hequr implantin që shkaktoi dëmin. Jam duke u rekuperuar në sallën e operimi nga ky makth. Nuk e di sa kohë do të më duhen për t’u rikthyer nga trauma fizike e psikologjike që pësova”.

Loading...