Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar se do të bëjë një padi ndaj kreut të PD, Lulzim Bashës. Numri dy i PS u shpreh se Basha ka bërë disa akuza të pavërteta ndaj tij në Elbasan. Sipas Ballës, këto akuza janë bërë për nevojat që Basha ka në mënyrë që të marrë vota në zgjedhjet për kreun e PD.
“Jam duke bërë gati një padi ndaj Lulzim Bashës për disa akuza të pavërteta që ka hedhur ndaj meje para disa ditësh në Elbasan për nevojat që i duhen atij, për ta votuar në Elbasan. Por le të jetë gjykata mbi këto akuza”, tha Balla në emisionin “Real Story”.
Sa i takon shkarkimit të Presidentit, Balla u shpreh se dy dokumentet e prodhuara nga Kuvendo do t’i kalojnë Parlamentit dhe Prokurorisë.
“Kuvendi ka prodhuar 2 dokumente, raportin me shkelje dhe shkarkimin nga Parlamenti. Të dyja këto dokumente i shkojnë Gjykatës Kushtetuese. Raporti i shkon institucionit të prokurorit, sepse ligji për komisionin hetimor thotë kur vihen re elementë të veprës penale dokumenti i dërgohet edhe prokurorisë.
Thirrjet e zotit Meta, nuk gjendet vetëm në kushtetutë si të paligjshme, por gjenden edhe në kodin penal. Thirrja për dhunë dënohet me gjobë deri në X vite burg. Këto vlerësimi i bëjnë autoritetet e drejtësisë. Ne si kuvend besoj se e kemi përfunduar detyrën tonë”, tha Balla.