Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” është përfshirë në një debat rreth shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pjesë nga debate në studio:
Rakipllari: Kandidion për kryetar të Partisë Demokratike dhe ky është një rast për të mbajtur një qëndrim, gjë që ju s’e mbani. Duhet të mbash një qëndrim.
Shehaj: Unë e mbajta qëndrimin.
Rakipllari: Ma thuaj qëndrimin, cili është qëndrimi?
Shehaj: Ajo që thash, më dëgjon mua që flas.
Rakipllari: Po, që s’kam qëndrim.
Shehaj: Jo mor vlla, vendimi i ShBA-së është një vendim politik nga ana e Departamentit të Shtetit, nuk është dënuar Sali Berisha për korrupsion. Si më thua mua ti që nuk mban qëndrim?
A është dënuar Sali Berisha për korrupsion?
Rakiplllari: Jo!
Shehaj: Atëherë nuk më thua dot mua që je i pabesueshëm kur flet për korrupsionin.