Dhe të rejat e saj Eneda na i tregoi sërish me një postim në Instagram. Bëhet fjalë për programin e Vitit të Ri, në RTSH, prezantimi i të cilit i është besuar Eneda Tarifës.
Në profilin e saj në Instagram, Eneda ka ndarë me të gjithë lajmin se do të jetë në ekran për festat e fundvitit, bashkë me emra të njohur të humorit e muzikës shqiptare.
“Nata e ndërrimit të viteve na gjen në Radio Televizionin Shqptar, një program i ndërtuar me shumë batuta dhe humor. Pata fatin të punoj me kolegë të mrekullueshëm, të prezantoj, aktroj e këndoj në “TOK TOK 2019″. Një eksperiencë që më dhuroi shumë”, – shkruan këngëtarja në Instagram.
(BalaknWeb)
Loading...