Shikoni surprizën e 87-vjeçarit, pak para vdekjes

Një burrë pak para vdekjes përgatiti dhurata Krishtlindjesh për 14 vite, për fqinjen e tij 2-vjeçare.

87-vjeçari, Ken Watson e shikonte Cadi William teksa rritej ndaj edhe i la disa dhurata para se të vdiste. Dhuratat do të zgjasin derisa Cardi të bëhet 16 vjeç. Surpriza e bukur u zbulua nga vajza e Ken e cila ia dorëzoi fqinjëve.

Prindërit e Cadis, Oëen dhe Caroline Williams u përlotën kur panë dhuratat.

“Po vinte me një qese plastike dhe mendova se ishin plehra dhe do më kërkonte t’i hidhja tutje. Por ajo më tha që ishte gjithçka që babai i saj kishte lënë mënjanë për Cadin. Ishin të gjitha dhuratat e Krishtlindjeve që ai kishte blerë për të. Në atë moment gruaja ime ishte në Face Time duke folur me nënën e saj në Irlandë. Ajo dhe nëna e saj filluan të përloteshin. Është e vështirë ta përshkruash sepse ishte e papritur. Nuk e di për sa kohë ai i vuri mënjanë”, tha babai i vajzës.

87 vjeçari mbeti i ve pasi gruaja e tij Beryl vdiq në shkurt të 2012.

(BalkanWeb)

Loading...