Detajet/ E përplasi i riu me ‘Benz’ në Tiranë dhe i këputi këmbën, vajza ishte dhe shtatzënë

Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme (10 qershor) në zonën e “Porcelanit” në Tiranë.

30-vjeçarja e cila mbeti e plagosur është shtatzënë. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës ku po merr shërbim mjekësor. Ndërsa sipas dëshmitarëve të rastit ajo ka këputur dhe këmbën.
Policia ka arrestuar 19-vjeçarin i cili drejtonte makinën tip “Benz”. Sipas policisë, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar ku ka përplasur dhe vajzën 30-vjeçare.

Shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë si dhe rruga e lagësht.

Loading...