‘E kam veç një lutje për ju’, kërkesa e Albin Kurtit për opozitën shkakton të qeshura në Parlament

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka raportuar ditën e sotme para deputetëve në Kuvend, strategjinë e qeverisë, në dialogun me Serbinë, në prag të takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Në fund të fjalës së tij, Kurti ka pasur një lutje për deputetët e opozitës, duke i kërkuar që të mos e shkarkojnë sërish.
“E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…Ju faleminderit”, tha Kurti, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Sakaq, Kurti ka folur përsëri në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për dialogun, duke thënë se opozita nuk e ka kuptuar mirë pikën e rendit të ditës.

“Keni një problem themelor, ai është që disa që i dëgjova kanë folur duke marrë pjesë në një seancë tjetër, kjo nuk është për dialogun e për takimin e të martës, më lejoni të ua lexoj pikën e rendit të ditës”, ka thënë Kurti duke e lexuar pikën e rendit të ditës.

Loading...