Një 52-vjeçar në Ksamil të Sarandës është arrestuar pasi u kap duke ndërtuar pa leje. Mësohet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.
Për rastin u arrestua për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, L. M., 52 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
52-vjeçari u vu në pranga pasi ishte duke ndërtuar në lagjen Nr. 2 në Ksamil, një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.
Loading...