‘Benzi’ luksoz e përplasi në Tiranë, kjo është 23-vjeçarja që humbi këmbën në aksident

Personi qe shihni ne foto eshte 23-vjeçarja Xhesina Gega, e cila u përplas me makinë gjatë pasdites së djeshme nga 19-vjeçari Jehon Breçani. Mësohet se reja është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme dhe ka humbur njërën nga këmbët e saj.

Aksidenti i rëndë dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte 19 vjeçari, djali i ish-nën drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Makina e tij tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka marrë përpara të renë, duke i shkaktuar dëme të mëdha. Vajzës i është dashur që ti prihet njëra prej gjymtyrëve, në mënyrë që të shpëtohej pjesa tjetër e trupit.

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se për aksidentin arrestoi të riun Breçani, ndërkohë që dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti i të riut.

Loading...