Lajm i mirë nga Greqia

Lajme të mira vijnë nga fqinji ynë, Greqia, për qytetarët e vendit tonë.

Burime diplomatike greke thonë se nga dita e hënë 14 qershor,do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualisht,në 1500 persona.

Autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit.

Pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar.
Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik.

Detaje të vendimit të qeverisë greke pritet të jepen gjatë orëve të pasdites.

Loading...