Trump ironizon Biden: Kujdes me gjumin dhe përshëndete Putin nga ana ime

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka nisur vizitën e tij të parë në Europë disa ditë më parë, në kuadër të samitit të G7. Në këtë vizitë 8 ditore, Biden ka një sërë aktivitetesh për të ndjekur, mes tyre edhe të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.
Për këtë, Donald Trump, ish- presidenti amerikan këshillon Biden, ndërsa i “kërkon” një nder. Ai në një deklaratë i uron Bidenit fat në takim teksa e këshillon që mos bjerë në gjumë gjatë ballafaqimit me Putin, ndërsa i kërkon ti përcjellë Putinit përshëndetjen e tij të ngrohtë.

“Fat i mbarë për Biden në marrëdhëniet me Presidentin Putin – mos bini në gjumë gjatë takimit dhe ju lutemi jepni konsideratën time më të ngrohtë!-” Tha Trump në një deklaratë.

Loading...