Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në një postim në rrjetet sociale shprehet se Sali Berisha do të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.
Ai thotë se kjo është e vetmja mënyrë që Berisha të mbrohet nga akuzat e SHBA-së, ndërsa shton se ish-kryeministri e ka përdorur Bashën si “shishe qumështi” për të mos i zënë askush radhën, ndërkohë që kur të rikthehet do t’i thotë kryedemokratit “Ik p*irdhu tani, ma lësho radhën”.
“Një muaj më parë deklarova në Top-Channel që Berisha do rikthehet kryetar i PD por shumë pak më besuan.
– kjo është e vetmja mënyrë që të mbrohet së shpejti nga akuzat dhe proçedimi penal, duke e shitur dhe përdorur si burg politik ndaj Kryetarit Opozitës
– kjo është arsyeja që e mban Lul Bashën si “shishe qumshti” për të mos i zën askush rradhën, por të rikthehet në çdo moment, duke i thënë Lulit: Ik pirdhu tani, ma lësho karrigen.
Me Bashën ka marrveshje dhe e largon me dorëheqje në çdo moment. Kjo është lëvizja e fundit për tu mbrojtur AMERIKA”, shkruan Spahiu.