60-vjeçari i jep fund jetës në Tiranë, gjendet i vetëvarur në pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Baldushk të Tiranës, ku një 60-vjeçar me iniciale Sh.U i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në pemë.

Ende nuk dihen arsyet që mund ta kenë çuar 60-vjeçarin të ndërmarrë një akt të tillë.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 18:50, në fshatin Mustafakoç, në Baldushk, është vetëvarur në një pemë shtetasi Sh. U., 60 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...