Pas 10 ditëve, ndërtohet ura e Darzezë, gati për kalimin e banorëve

Pas 10 ditësh të izoluar, banorët e fshatit Darzezë në Fier, tashmë mund të lëvizin lirshëm. Forcat xheniere të ushtrisë kanë përfunduar sot ndërtuar tashmë urën metalike “Bailey”.

Kujtojmë se ura provizore në Darzezë u shemb më 3 qershor, pasi mbi të kaloi një kamion me peshë 50 ton, ndërkohë qe kapaciteti mbajtës i urës ishte 15 ton, duke izoluar banoret.
Shoferi i kamionit, 52-vjeçari nga Roskoveci është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Loading...