Sherr mes tre grave në një qendër estetike, shpallen në kërkim dy prej tyre

Një trajtim në një qendër estetike, që do të duhej të shërbente si disa minuta qetësie, nuk ka rezultuar i tillë për tre gra në Tiranë.
I.Gj., 39 vjeçe dhe A.D., 35 dhe L. Rr., 33 vjeçe janë përfshirë në një konflikt me njëra-tjetrën në një qendër estetike në bulevardin ‘Bajram Curri’.

Policia bën me dije se 39-vjeçarja, së bashku me 35-vjeçaren, janë shpallur në kërkim pasi kanë goditur me sende të forta shtetasen L. Rr.. Kjo e fundit ka marrë plagë të lehta si pasojë e goditjeve. Nuk dihen ende motivet e sherrit mes tyre, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Loading...