Ruçi nuk harron Ilir Metën në Kongresin e PS-së: Ishte ndër të parët që erdhi në partinë tonë…

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në fjalën e mbajtur në Kongresin e PS-së, nuk ka harruar të përshëndesë edhe ish-kryeministrin e ish-presidentin Ilir Meta.
Ruçi tha se Meta, Majko dhe Ndre Legisi ishin ndër të parët që iu bashkuan PS-së më 1991.

“Unë s’jam person që emocionohem kollaj, por me ato që pashë në dokumentar, mund t’ju them se jam shumë i emocionuar. Do e ndaja në dy periudha rrugëtimin e PS-së, një nga 1991 deri më 2005 dhe tjetrën nga 2005 deri më 2021. Në periudhën 1991-2005 u identifikuam si forca politike e sistemit që lamë pas, u anatemuam gjatë gjithë kohës si vetë PP.

Të ishe socialist nuk ishte e modës, nuk kishte liri për socialistët, kishte vetëm maliq për socialistët, nuk kishte ekonomi tregu e nuk kishte të drejta për socialistët. Rrahje e persekutime, arrestime kishte për PS-në dhe kulmoi me burgosjen e liderit të kohës, Fatos Nano.

Ishin vite të vështira. Do përshëndesja shumë figura të rëndësishme të asaj kohe, si Shkëlqim Cani, Sabit Brokaj, Maqo Lakrori, Fatri Sinani, që nën drejtimin e Servet Pëllumbit rinovuan një program social-demokrat të PS-së. Do përshëndesja Ilir Metën, Ndre Legisin dhe Pandeli Majkon. Do përshëndesja grupin e parë parlamentar me në krye Namik Doklen. Ishin 36 deputetë dhe disa nuk jetojnë më, ky ishte grupi më i mirë parlamentar që kishim”, tha Ruçi.

Loading...