Londër: Qëllohet për vdekje me armë zjarri një person

Një person ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë zjarri në Londrën veriore.

Policia metropolitane, raportoi se mori informacione për një të plagosur në rrugën “St Joseph” rreth orës 9:15, të martën.
Viktima, mosha dhe identiteti i të cilit ende nuk bëhet e ditur, u shpall i vdekur në skenën e krimit rreth orës 10:10 të darkës. Të paktën 3 meshkuj u arrestuan në skenën e krimit, raportoi policia. Ende nuk ka asnjë informacion për të plagosur të tjerë.

(BalkanWeb)

Loading...