‘Me Edin dhe bekimin e Zotit’/ Fatos Nano mesazh socialistëve: Qëllofshi gjithmonë në shenjë

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe lideri historik i PS-së Fatos Nano, në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, deklaroi ka uruar të gjithë socialistët, për 30-vjetorin e lindjes së partisë më të madhe në vend.

“E bëmë PS-në forcë të parë, Europiane, progresiste dhe fituese. Duke u përballur me sfidat e zhvillimit dhe ecur me hapin e kohës, prandaj sot jemi e vetmja forcë që mendon globalisht dhe vepron lokalisht.
Fitorja e mandatit të tretë është një frymëmarrje e re për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Jam gëzuar si asnjëherë më parë për këtë arrije të jashtëzakonshme. Le të vazhdojmë reformat për ta ngritur Shqipërinë në standardet e BE-së.

Ky është misioni ynë historik. Unë kam besim të plotë që me Edi Ramën dhe bekimin e zotit ju do ta përmbushni këtë objektiv historik. Rrofshi dhe qëllofshi gjithmonë në shenjë” tha ai ndër të tjera.

Loading...