Kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe është e rrezikuar nga varianti indian i Covid-19. Përmes një deklarate për “Sky Neës”, Johnson ka theksuar se kjo situatë ka rritur ndjeshëm një shtyrje të heqjes së kufizimeve anti-Covid.
“Është e qartë se varianti indian është më i transmetueshëm dhe se rastet dhe nivelet e shtrimeve në spital po rriten. Tashmë ne nuk dimë me saktësi se deri në çfarë mase kjo do të përkthehet në vdekshmëri të tepërt”, tha ai, ndërsa shtoi se kjo është padyshim një çështje shumë, shumë serioze.
Aktualisht, në Britaninë e Madhe, varianti indian, është 60 % më përhapës se variant britanik, që shkaktoi në Britaninë e Madhe rreth 128 mijë viktima.
Loading...