Hetuesit anglezë e quajnë ‘mbreti’ i krimit, del fotoja e shqiptarit

Fation Dauti, 36-vjeçari shqiptar, shkruan Sunday Expres, është mbreti shqiptar, i dyshuar se është përfshirë në botën e krimit. Hetuesit anglezë kanë thënë se ai e ngriti pasurinë e tij nga trafikimi dhe ishte i gatshëm të ushtronte “dhunë ekstreme” për të mbrojtur interesat e tij.

Ndonëse prej kohësh identiteti i tij po mbahej i fshehtë, pot të mërkurën ai u zbulua. 36-vjeçari pretendon se jeta e tij është në rrezik nga bandat e organizuara nëse ata “gabimisht” besojnë se ai është bosi i krimit, ndërkohë Agjencia Kombëtare e Krimit sugjeron se është ai.
Nga ana tjetër, avokati i tij, Hektor Lahi tha se Dauti nuk ishte i përfshirë në krim të organizuar dhe i ka bërë thirrje që të pastrojë emrin e tij. Gazeta shkruan se gangsteri i dyshuar zotëron gjithashtu një bar piano në Shqipëri. “Dauti erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 14 vjeç dhe iu dha qëndrimi në 2012 sepse u martua me një shtetase të Bashkimit Europian. Ministria e Brendshme e revokoi atë në Shtator 2019, bazuar në raportimet e NCA, e cila po hetonte rrjetin, por nuk kishte qenë në gjendje të akuzonte Dautin.”
Ndërkohë që Fation Dauti mohon përfshirjen në krim, ndërsa në mars, gjykatësit e SIAC pranuan argumentet e Home Office dhe NCA se Dauti ishte i përfshirë në krim dhe do të përbën një “kërcënim serioz për sigurinë publike” nëse lejohej të qëndronte në Britani. Apeli mësoi se ai kishte vetëm një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar, financuar nga pagesa parash dhe fitime të kufizuara nga një kompani papafingo. Sidoqoftë, 36-vjeçari bënte një mënyrë jetese lukzose me klube nate dhe automjeteve luksoze duke përfshirë një Bentley, Range Rover dhe Jaguar, të marra nga biznesi i makinave me qira të një tregtari droge.

Në seancë u fol gjithashtu për një sulm me thikë ndaj një shtetasi bullgar jashtë një klubi nate në 2012. ÇTV tregoi Dautin duke u përleshur me rojen e portës dhe ai u kthye në Shqipëri menjëherë më pas. Ai u akuzua për dëmtime të rënda trupore por dyshohet se kolegët e bullgarit tërhoqën deklaratat e tyre, dyshohet se kjo erdhi nga frika që kishin ndaj Dautit dhe që morën para për të mos bashkëpunuar.

Dauti u paraqit në Blackfriars Croën Court në 2013, por prokuroria u tërhoq për shkak të mungesës së provave. Në seancë dëgjimore u tha gjithashtu se fotot e Dauti me një automatik Kalashnikov dhe një pistoletë u gjetën në telefonin e tij gjatë një kontrolli kufitar në Dover. Gazeta Sunday Express shkruan se emri i Dauti ishte në të dhënat publike në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri që nga viti 2013. Gjithashtu u argumentua se ishte në interesin e publikut që identiteti i tij të dihej, për shkak të lidhjeve të pretenduara me njerëz të tjerë.

“NCA dështoi për më shumë se dy vjet për të mbledhur prova. Ata kanë shpenzuar miliona paund të taksapaguesve anglez dhe arsyeja e vetme që ata kanë kërkuar një urdhër përjashtimi është të shpjegojnë këtë shpenzim kaq të madh. Nëndrejtori i hetimeve i NCA Chris Farrimond tha: Ne besojmë se ky individ ishte një anëtar i rangut të lartë i një grupi të rëndësishëm të krimit të organizuar të përfshirë në një sërë kriminaliteti të rëndë. Ky vlerësim u bë pas një hetimi të plotë, dhe u mbështet nga vendimi i gjykatës”, shkruan gazeta Sunday Express./TCH

Loading...