‘Çmendet’ burri, dhunon barbarisht gruan në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë dhe e shëmtuar ka ndodhur në Stamboll. Një video e bërë virale online tregon si një burrë, në mënyrë barbare, dhunon bashkëshorten e tij.
Sipas mediave ndërkombëtare, gruaja është shtatëzanë.
Sipas pamjeve, burri pa mëshirë dhunon me shkelma dhe grushta gruan. Pa fuqi, duke tentuar që të ndalojë dhunën, gruaja rrëzohet në tokë. Kanë qenë kalimtarët që e shpëtuan gruan nga dhuna, ku më pas lajmëruan policinë.

Kjo e fundit, mësohet se ka arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar agresorin.

https://youtu.be/aw7OkjmO-cY

Loading...