Akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, ja efektivi i ‘Shqiponjave’ që u arrestua

Policia ka arrestuar një efektiv të “Shqiponjave” në Sarandë, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë Lavdosh Metaj, 38-vjeç.
Lajmi u bë me dije nga SHÇBA, që sipas tyre, pas një hetimi disa mujor, Metaj është konstatuar duke shpërndarë lëndë narkotike në vende të mbipopulluara në Sarandë. Ndërkohë ka nisur kërkimi për të kapur edhe bashkëpunëtorët e tij.

Loading...