Ja veprimi qe bëri prostituta shqiptare me portofolin qe gjeti

Sinqeriteti dhe shpirti i mirë mund të gjenden edhe në vende të paimagjinueshme.

Një prostitutë shqiptare, e cila gjeti një portofol pranë një karburanti ka befasuar me gjestin e saj. Mediat italiane, shkruajnë se prostituta shqiptare 22 vjeç, gjeti një portofol me 150 euro afër një karburanti dhe vendosi t’ia dorëzonte policisë. Portofoli, i kishte humbur një shtetase italiane, e cila e kishte kuptuar vetëm mëngjesin tjetër mungesën. Brenda në portofol përveç parave, kishte edhe plot dokumente.

Pasi mori portofolin, shtetësja italiane vendosi të falenderojë vajzën, e cila kishte bërë thjesht detyrën e saj.

‘Nuk e ka zgjedhur të bëjë këtë punë, e kanë detyruar të qëndrojë në rrugë. Kur ka parë portofolin e ka mbledhur fshehurazi. Kishte frikë se dikush e shikonte dhe i merrte paratë dhe hidhte dokumentet. Donte ta dorëzonte siç ishte”, rrëfeu italianja pas takimit me shqiptaren.

(BalkanWeb)

Loading...