Studenti:Më vjen rëndë nga vetja që jam këtu, nuk kam mundur të iki, më mirë të pastrosh h.aletë diku jashtë, por të vlerëson ai atje

Një nga studentët e pranishëm në takimin me Ramën në universitetin e Vlorës, nuk i ka kursyer fjalët, teksa me lot në sy, i është adresuar kryeministrit.

Cfarë tha studenti

Ju na tregoni ne që ai të vr.iste në Bulevard. Vërtetë ai të vr.iste ne bulevard atje dhe të vr.iste, por ju po na vr.isni shpresën, a e kupton. Kur duartrokitet kryeministri, ai atëherë e ndjen që është në opozitë, më vjen rëndë nga vetja që jam këtu, nuk kam mundur të iki, më mirë të pastrosh haletë diku jashtë, por të vlerëson ai atje, nëna ime kishte probleme me sytë ia lanë dy muaj më pas, se nuk kishte radhë. Babai mori kredi për të paguar legalizimin. Ku i ke falas. Ju na dëgjoni, por nuk na e vini veshin, i shkon një politikani, por nuk na shkon ne o vlla, se jemi lodhur. Një nga FRESH këtu më premtoi se do më fuste punë në bashki, nuk e di kryetari, më mori kartën e identitetit për të më anëtarësuar, jeni bërë shumë bajat, nuk durohet më mor vlla, nuk durohet më.

Loading...