Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali ka ndarë një foto të së ëmës në ditën e daljes në pension pas 40 vitesh në shërbim publik. Bilali shprehet se sado ta krahasojnë me të ëmën ajo as nuk i afrohet dot, duke theksuar se tani nis një kapitull i ri për të.
“Ma gëzofsh pensionin mami. 40 vite + në shërbim publik.
Ndershmëria, përgjegjësia me të cilën e ke ba punën por edhe dashuria janë frymëzim e motivim që ditën time të parë të punës duke të patur modelin kryesor.
Sado që më krahasojnë me ty e di shumë mirë që as të afrohem. Zgjodha këtë foto me ta uru për parimin tënd të “shëndeti i pari”. Tani nis kapitulli i ri i “gjyshërimit” full time dhe të uroj vetëm shëndet e ta shijosh edhe këtë “karrierë” të re”, u shpreh Bilali.