Selenicë – 50 punonjës të ujësjellësit,në protestë para prefekturës së Vlorës(foto)

Janë 50 punonjës,të cilët prej tetë muajsh nuk përfitojnë pagat,ndërsa derklarojnë se ujësjellësi do të vijojë të funksionojë deri ditën e premte dhe më pas,punonjësit deklarojnë mbylljen e pompave,çka do të thotë se Selenica dhe zonat përreth rrezikojnë furnizimin me ujë të pijshëm.
Fondi prej 40 milion lekë i akorduar për ujësjellësin është bllokuar në thesar,për shkak të pagesave mbi energjinë apo kimikatet që përdor ujësjellësi,ndërsa asnjë lek nga fondi i parashikuar nuk është përdorur për të paguar pagat e punonjësve.

Punonjësit janë ndalur para prefekturës për të realizuar një takim edhe me prefektin,çka nuk kanë mundur ta kryejnë,ndërsa deklarojnë mbylljen e pompave,çka do të thotë ndërprerje në furnizimin me ujë të Selenicës dhe zonave përreth.

Loading...