Rast i rrallë! 19 punonjës të një ‘Fast Food-i’ arrestohen se refuzuan të qerasin policët

Policia pakistaneze ka arrestuar 19 punonjës të një “Fast- Food-i”, pasi këta të fundit refuzuan të qerasin një grup policësh. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se punonjësit u mbajtën në ambientet e komisariatit një natë të tërë, ndërsa mësohet se ky nuk është rasti i parë që ndodh në biznesin e tyre.
“Askush nuk lejohet të marrë ligjin në duart e tij. Padrejtësia nuk do të tolerohet. Të gjithë ata do të dënohen”, tha zyrtari i lartë i policisë provinciale, Inam Ghani.

Loading...