Studenti nga Vlora pyet Ramën: Si e justifikon shtëpinë në Surrel

Një debat i gjatë mes një studenti nga Vlora dhe kryeministrit Edi Rama, ka bërë që ky i fundit të ‘sqarojë’ edhe akuzat e opozitës në lidhje me pasurinë e tij dhe shtëpinë në Surrel.

Pasi Rama u kap me studentin në lidhje me telefonin e tij, duke e pyetur se si e kishte siguruar, studenti iu kundërpërgjigj. I riu pohoi se kishte dëgjuar Ramën që kishte deklaruar vetëm 2 mijë euro pasuri, e pyeti këtë të fundit se ku i kishte gjetur paratë për të ndërtuar vilën e tij. Kaq mjaftoi që Rama t’i kthehej, ndërsa iu ‘lut’ studentit që të mos i ngjasonte ish-kryeministri Sali Berisha.

DEBATI
Studenti: Doja përgjigje psh për atë vilën në Surrel; që keni deklaruar se keni një pasuri vetëm 2 mijë euro. Unë e justifikoj këtë timen, po ju a i justifikoni ato tuajat?

Rama: Ke dëgjuar Saliun që unë kam deklaruar2 mijë euro. Është një gënjeshtër. Kaq shumë akuza e shpifje i bie të merrem me këtë punë, po kam shumë më me rëndësi për të bërë. S’kam deklaruar që kam 2 mijë euro, është gënjeshtër e sajuar. Kam qenë emigrant, dhe si emigrant kam bërë edhe unë sakrificën në emigracion. Shtëpia ime jo vetëm është e deklaruar në detaj, por edhe taksat i ka të regjistruara. Të keqen vëllai mos i bëj si Saliu këtu në Vlorë. Me mua lufto sa të duash se shëndet të bëhet. E futa unë politikën meqë e fute ti. Të lutem mos u bëj si Saliu, respekto gjyshin e prindërit. Mos u bëj si Saliu.

Studenti: Jam si student, s’jam nga FRESSH as nga ndonjë parti politike. E kam mesataren 9.1 pas shkollës, si mund ti shërbej unë vendit tim?

Rama: Do të përgjigjem ty, sot e ta dëgjojnë të gjithë me atë që ka thënë Cenedy: Mos pyet cdo bëj Atdheu për ty, pyet cdo bësh t’i për Atdheun tënd. Pyetjen bëja vetes jo mua. Bëje pikë të 9 këtë.
(BalkanWeb)

Loading...