Takimi i presidentit amerikan Joe Biden me mbretin e Belgjikës, Filip në axhendën e samitit të NATO-s, është karakterizuar me disa fotografi interesante të forcave belge të sigurisë, që në vazhdimësi u kujdesën për rendin – madje disa prej tyre mbanin armë kundër dronëve.
Media të ndryshme kanë publikuar pamje të forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur pushkë të specializuara për rrëzimin e dronëve.
Arma e çuditshme që po përdor policia për të ruajtur
Kështu pjesëtarët e policisë belge janë filmuar me pushkë, e cila shkrep predha mbi dronë dhe fluturake tjera duke penguar radio-frekuencat me të cilat kontrollohet një dron.
Thuhet se pushkët për rrëzimin e dronëve që përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.