Rama i drejtohet studentit: “Ti mua më merr të keqen që më krahason me të tjerët”

Një fjalim plot mesazhe vjen nga një student i Universiteti të Vlorës, gjatë takimit ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama. Sapo mori fjalën, i riu renditi disa nga problematikat jo vetëm për arsimin, por edhe për jetën e përditshme, që nga radha kur depoziton një ankesë në OSHEE, apo dhe në spitale.

Sapo kryeministri Rama mori fjalën, ai iu kthye studentit, ndërsa i tha se nuk mund ta krahason me të tjerët. “Ti mua më merr të keqen që më krahason me të tjerët”, tha Rama.

DEBATI
Studenti: Do shfuqizoj direkt ligjin për arsimin e lartë. Vijoj një degë që se dua, e kam mesataren 9.1, motra ime po ashtu. Paguajmë nga 200 mijë lekë për libra, prindërit i kam pa punë, s’marrim asnjë subvencion asgjë. Kur vini thoni do bëjmë këtë e atë, kur dilni asgjë s’marrim vesh. Vijnë studentët këtu dhe i quani komunistë. Edhe unë do dilja me shpirt me ta, po thash t’ju flas një herë. Po na e vrisni. Po na e vrisni shpresën. E vërtetë është që ai tjetri të vriste në Bulevard, por ju po na vrisni shpresën.
Rama: Do më dëgjosh apo do dalësh?

Studenti: Kryeministri është më i fortë është në opozitë, kur flasim ne s’ka duartrokitje, kur flet ai ne. Më mirë të pastrosh hale jashtë, dhe t’i japësh taksë, diku që të respekton. Të gjithë e dinë ku nuk është shrek. Po bëni diçka të na përmirësoje jetën. Ishte motra pjesë e komiteti i Helsinkit. Një nga FRESH këtu më premtoi se do më fuste punë në bashki, nuk e di kryetari, më mori kartën e identitetit për të më anëtarësuar, jeni bërë shumë bajat, nuk durohet më mor vëlla, nuk durohet më.

Rama: Ku e dëgjove që ju quajta komunistë. Unë thashë në ’90 kërkuam kapitalizëm. Nëse më thua se Vlora ishte siç ishte para 5 vitesh, nëse thua se ka radhë në OSHEE e ke gabim, se faturën mund ta paguash nga telefoni. Okulistin shko në Gjermani dhe shihe a ka radhë apo jo. Në të gjitha sistemet spitalore të Europës shko e shihe a ka radhë. Nuk po bëj justifikim. Në Gjermani i jep shtetit 45% të asaj që fiton. Këtu i paguan shtetit 5% të asaj që fiton. E kuptoj që është shumë seksi kur thua që jeni të gjithë njësoj, por mua më merr të keqen kur thua se jam si ata, se po të isha si ata do haje një plumb në kokërr të ballit, dhe nëse unë do isha si ata universiteti nuk do ishte njësoj si sot.

Rama: Në varfërinë që je.. si e bleve iphone.

Studenti: E fitova në një konkurs të një organizate.. se me tha edhe motra mos e nxirr.

Rama: Qetësohu hë të keqen vëllai, e kuptoj që është dita jote kjo

Studenti: Për shpinë në Surrel, si e bëtë, meqë keni deklaruar se punoni dhe merrni 2 mijë euro. Unë e justifikoj timen, po e justifikoni ju tuajat.

Rama: Si e paguan atë? Mirë e keni fituar

(ed.me/BalkanWeb)

Loading...