Si mund të jetë propozimi për fejesë mes dy të dashuruarve që në profesion janë të dy meteorologe?
Tom Bedard, 29-vjeç dhe Raya Maday, 26, vjece njihen ndryshe edhe si ndjekës të stuhive .
Ata punojnë së bashku ne Accuweather në wichita.
Fundjaven që lam pas ata ndërmorën një aventure të vecante.
Udhëtuan për shumë orë me makinë vetëm për të kapur momentin e një tornadoje të parashikuar për të ndodhur në Colorado.
Arsyeja ishte sepse dy të rinjte dëshironin shumë që të fejoheshin në momentin që po ndodhte një tornado.
Dhe në fakt ia dolën që ta realizonin ëndrrën e tyre.
Në momentin që tornado po ndodhte pas kraheve të tyre, Tom u ul në gjunjë dhe I kërkoi partneres së tij që të fejohej me të.
Moment shumë I vecante për të dashuruarit mes tyre, të cilët janë ghithashtu të dashuar pas tornadove.
Ata ishin njohur ne 2015 në një konference shkencore ku teme diskutimi ishin pikërisht tornado.