Ish-Presidenti Rexhep Mejdani në një intervistë për Euronews Albania ka folur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Ai tha se duhet menduar shumë mirë përpara se të akuzohet një president, ndërsa u shpreh se shpreson që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin e duhur.
“Për mua duhet menduar shumë mirë para se të akuzohet presidenti. Unë shpresoj që Gjykata Kushtetues të marrë vendimin e duhur”, tha Mejdani.
Kujtojmë se Presidenti Meta u shkarkua nga Kuvendi i Shqipërisë në 9 qershor me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, me argumentin se ka bërë shkelje të rënda kushtetuese. Tashmë do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që do t’i vendosë “vulën” shkarkimit ose jo të Metës.
Loading...