Holanda kalon pa probleme Austrinë, skuadra e tretë që kalon në fazën tjetër të Euro2020

Pas Italisë dhe Belgjikës, Holanda bëhet skuadra e tretë që kalonë në fazën tjetër të Evropianit. Tulipanët fituan 2-0 ndaj Austraisë në Amsterdam dhe tani shohin para. Vendi i dytë do të diskutohet mes Austrisë dhe Ukrainës.

Holanda gjeti avantazhin pasi VAR ka dalluar penalltinë e shkaktuar nga Alaba ndaj Dumfries. Mbrojtësi holandez ka prekur topin dhe ia ka larguar futbollistit të ri të Real Madrid, që e ka penguar mbi vijën e 16 metrave. Arbitri nuk ka patur dyshime dhe akorduar penallti. Depay nuk ka falur nga pika e bardhë.
Në pjesën e parë Holanda ka humbur edhe dy raste të pastra, fillimisht me Depay dhe pastaj me kapitenin Ëijnaldum. Gjithsesi, pjesa e parë përfundon 1-0 për vendasit.

Në të dytën, pasi ka humbur një rast të madh me De Vrij, Holanda ka dyfishuar. Këtë herë Depay ka lëshuar një pasim vertikal për Malen, që në vend që të godiste vetë përpara porte, ka treguar altruizëm të madh duke pasuar për shokun e ekipit, Dumfries.

Goli I dytë për Holandën në këtë ndeshje dhe Dumfries në këtë Europian. Një asist perfekt dhe një tjetër gol nga futbollisti i PSV Eindhoven. Të dy, në fakt, luajnë tek ekipi i Eindhoven dhe janë shokë skuadre. Kaq mjafton për Holandën, duke u ngjitur në 6 pikë.

Loading...