Me armë zjarri e municion luftarak, arrestohet administratori dhe magazinieri i një lokali

Policia e Tiranës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Gjatë akasionit, është arrestuar 21-vjeçari M. H., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit ku ky shtetas ishte i punësuar si administrator dhe magaziner, kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Forca e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit ku ky shtetas ishte i punësuar si administrator dhe magaziner, kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Loading...