Një 41-vjeçar dyshohet se është rrahur për vdekje nga një turmë e zemëruar njerëzish, që besonin se ai ishte një abuzues shtëpiak. Fred Ortiz u gjet i vdekur pranë një dyqani në Magna, Utah, në SHBA pasi gjashtë njerëz e ndoqën nëpër rrugë dhe të paktën dy prej tyre dyshohet se e lanë të vdekur pas goditjeve të forta dhe të njëpasnjëshme.
Sipas policisë, grupi fillimisht kishte vizituar shtëpinë e të dashurës shtatzënë të Ortiz, një kujdestare e qensh, për të blerë një këlysh . Dyshohet se gruaja i rrëfeu djemve se syri i saj ishte i nxirë, pasi Ortiz e kishte goditur disa ditë më parë. Në momentin që grupi prej 6 personash po diskutonte me gruan, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, dyshohet se Ortiz po kalonte me skuter aty pranë
Ndërsa grupi fliste me të dashurën pa emër, Ortiz kaloi aty me një skuter, sipas policisë, duke bërë që grupi ta ndiqte pas.
Dyshohet se Ortiz u përpoq t’i shpëtonte turmës së zemëruar, por ata arritën ta kapin e më pas ta godasin me mjeteve metalike. Policia thotë se zotëron pamjet e kamerave të sigurisë, ku duket 19-vjeçarja Osyeanna Martinez duke grushtuar dhe shqelmuar Ortizin.
Një tjetër anëtar i grupit, i identifikuar si Xandre Hill, 18 vjeç, duket në kamera teksa qëllon Ortizin. Policia dyshon se pjesë e grupit, ka qenë dhe një minoren 13-vjeçar.
Një grua me emrin Hannah, e cila ishte gjithashtu në turmë, i tha policisë se ndërsa e dashura e Ortiz ishte duke qëndruar afër ndërsa ndodhi rrahja, raporton KSL. Ajo pretendon se i kërkoi të dashurës të provonte dhe të ndalonte sulmin. Një tjetër vajzë në grup, e identifikuar si M.P., i tha policisë se e dashura shtatzënë është nëna e saj dhe se Ortiz ishte njerku. Ajo tha se ata nuk e raportuan Ortiz për dhunën ndaj nënës, sepse menduan se oficeri nuk do të bënte asgjë për t’i ndihmuar.
Të dyshuarit tashmë ndodhen në një burg të sigurisë së lartë dhe po hetohen për vrasje me dashje, raporton britanikja “Metro”./TCH